Pëllumb Gjoka mbetet në qeli, Gjykata e Lartë i rrëzon rekursin
Gjykata e Lartë ka rrëzura rekursin e biznesmenit Pëllumb Gjoka. Gjoka kundërshtoi vendimin e Apelit të Posaçëm për lënien në fuqi të masës ‘arrest në burg’. Ai akuzohet nga SPAK për kryerjen e vepres penale ‘vrasje me paramendim’, në bashkëpunim me Gjin Ndoj.
Vendimi u mor nga trupa e gjykimit e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici.Trupi gjykues vendosi “Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi Pëllumb Gjoka, kundër vendimit nr. 30 (87-2023-45), datë 15.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin te Organizuar
Pëllumb Gjoka njihet në media edhe për lidhjet politike me kryeministrin Edi Rama. Gjoka, një emër i botës së krimit është shpallur nga qeveria Rama investitor strategjik. pellumb gjoka
Burimi