PD kërkesë Prokurorisë: Të verifikohet kryebashkiaku i PS Tonin Marinaj, akuzohet nga anti-mafia italiane si drejtues i një organizate kriminale!
Grupi Parlamentar i PD-së i ka kërkuar me anë të një shkrese zyrtare Prokurorisë së Përgjithshme të nisë verifikimin e figurës së kryetarit të Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.
Sipas demokratëve, Tonin Marinaj: “akuzohet nga Prokuroria e Antimafias Italiane si drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës”.
“Në datën 5 qershor 2015, Drejtoria Rajonale Antimafia, e Prokurorisë së Republikës, pranë Gjykatës së Firences, e përfaqësuar nga prokurori Dr. Giulio Monferini ka njoftuar mbylljen e hetimeve paraprake ndaj personave të hetuar, ku rezulton se shtetasi Tonin Marinaj, lindur në Shqipëri, më 05.12.1996, është në rolin e themeluesit, nxitësit dhe drejtuesit të një organizatë kriminale e përbërë prej më shumë se dhjetë anëtarësh, me tipare ndërshtetërore, me baza vepruese në Shqipëri dhe Itali, e angazhuar sistematikisht, profesionalisht dhe në vazhdimësi në eksportimin në territorin italian të sasive të mëdha të mariuanës për t’u shpërndarë me pakicë nga anëtarët e organizatës kriminale. Hetimet janë kryer në kuadër të procedimeve penale nr. 1615/2010, nr. 14109/2010 dhe nr. 15892/2011 të Prokurorisë Antimafia në Firence”, thuhet në kërkesën e PD.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar që Prokurori i Përgjithshëm të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit figurën e Kryetarit aktual të Bashkisë së Malësisë së Madhe Tonin Marinaj. Kërkesa është firmosur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe deputetët Dhurata Cupi, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Ramadan Likaj, Sorina Koti, Albana Vokshi, Luan Baci, Elda Hoti, Edmond Spaho, Emilja Koliqi, Flamur Hoxha, Oerd Bylykbashi, Agron Gjekmarkaj, Bledion Nallbati dhe Asllan Dogjani.
Nga informacionet që disponohen nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Tonin Marinaj, me detyrë Kryetar i Bashkisë së Malsisë së Madhe, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik, në kuptim të ligjit nr. 138/2015. Kjo kërkesë bëhet në kushtet kur ekzistojnë të dhëna dhe informacione, që ngrenë dyshimin e arsyshëm, se subjekti Tonin Marinaj, ka kryer veprimtari të paligjshme, si më poshtë vijon:
Për këtë arsye, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar fillimin e menjëhershëm të verifikimit të thelluar të të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit nga shtetasi Tonin Marinaj, me detyrë kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe, si dhe referimin e gjetjeve përkatëse, për hetime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Posacme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), për nisje të hetimeve për dyshimin e arsyeshëm të kryerjes së veprës penale të fshehejes së të dhënave në formularin e vetëdeklarimit apo veprimitari të tjera kriminale.
kerkesa grupi i pd hetimi tonin marinaj antimafia kryebashkiaku malesia madhe 1
kerkesa grupi i pd hetimi tonin marinaj antimafia kryebashkiaku malesia madhe 3
kerkesa grupi i pd hetimi tonin marinaj antimafia kryebashkiaku malesia madhe 4 1
Burimi