Pasardhësi ideal i Çavit dhe Iniestës, mesfushori spanjoll i thotë mjaft futbollit të luajtur

Pasardhësi ideal i Çavit dhe Iniestës, mesfushori spanjoll i thotë mjaft futbollit të luajtur

Tiago Alkantara, mesfushori i njohur spanjoll, ka vendosur që të mbyllë karrierën e tij futbollistike në moshën 33-vjeçare. Lojtari i cili mendohej se ishte pasardhësi ideal i Çavit dhe Iniestës falë aftësive të tij në të dy fazat e lojës, për fat të keq nuk ia doli të shfaqej në ato nivele për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme që penalizuan karrierën e tij.
Djali i ish-futbollistit brazilian Mazinjo, u rrit në Spanjë dhe shkëlqeu në akademinë e Barcelonës, duke debutuar tek ekipi i parë për t’u bërë shpejt një emër i njohur. Ai më pas u transferua te Bajerni i Mynihut në vitet e drejtimit të Pep Guardiolës atje, ndërsa në katër vitet e fundit ishte pjesë e Liverpulit, duke koleksionuar gjatë karrierës 46 ndeshje me fanelën e Spanjës.
Një karrierë në klube të njohura me shumë suksese, por edhe e penalizuar nga dëmtimet e shumta që e kanë lënë atë të luajë vetëm 534 ndeshje. Në katër vitet e fundit te Liverpuli, ai ka luajtur vetëm 51 ndeshje në kampionat, i ndalur vazhdimisht nga problemet fizike që me sa duket e kanë bindur të varë këpucët në gozhdë.

???? EXCLUSIVE: Thiago Alcantara has decided to retire from professional football.Former Barça, Bayern, Liverpool and Spain player has made his decision.Thiago’s passion and love for the game continues as he’s ready for new chapter in football after few months planning for it. pic.twitter.com/zR4Uvum1rH
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 7, 2024

tiago alkantara mesfushori spanjoll
Burimi