Operacioni i SPAK në Shkodër, policia mësyn edhe në banesën e Safet Bajrit

Operacioni i SPAK në Shkodër, policia mësyn edhe në banesën e Safet Bajrit

Safet Bajri

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme forcat RENEA kanë kryer kontrolle intensive në Shkodër dhe fshatrat përreth nga mbrëmja e së mërkurës deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes, 12 dhjetor 2024. 
SPAK ka urdhëruar kontrolle në Dobraç ku mbetën të vrarë katër persona në atentatin në Shkodër.
Mësohet se një nga banesat e kontrolluara është edhe ajo e Safet Bajrit. Deri më tani nuk raportohet të jenë gjetur sende të jashtëligjshme, por në banesën e Safet Bajrit RENEA ka gjetur rreth 20 mijë euro para cash. Kontrollet janë bërë me vendim të Gjykatës së Posaçme, e cila ka pranuar kërkesën e SPAK. 
Nga masakra e Shkodrës humbën jetë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si edhe çiftit i bashkëshortëve, Bashkim dhe Flutura Basha. Ngjarje ende e mbetur pa autor.
Çështja fillimisht u hetua nga Prokuroria e Shkodrës, e cila pas disa javësh shpalli moskompetencë me dyshimin se vrasja është kryer nga një grup i strukturuar kriminal dhe dosjen ia transferoi Prokurorisë së Posaçme.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente