“Nuredin Dumani pjeshkëron në internet nga burgu”, Salianji pyet Ballën: A mbani ju përgjegjësi për këtë zoti ministër?
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka ngritur shqetësimin se si vrasësi me pagesë Nuredin Dumani vazhdon nga qelia e burgut aktivitetin kriminal dhe kishte linjë interneti brenda qelisë.
Në Komisionin e Sigurisë ku raportonte ministri i Brendshëm Taulant Balla për pr/ligjin e ri për Policinë e Shtetit, deputeti Salianji tha se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për objekte dhe sende të palejuara që u gjetën në qeli.
Ervin Salianji: Ai që ka vrarë gjysmën e njerëzve nëpër Shqipëri dhe që duhet të ruhet nga Njësia e Mbrojtjes së Dëshmitarëve, dhe pjeshkëron aty si i do qejfi 24 orë me çfarë i do qejfi, që vendos gjoba dhe vazhdon aktivitetin kriminal si i do qejfi. Një simbol në Shqipëri që ka bërë krime sa gjithë të tjerët bashkë, ta paktën të njohur, është ky Nuredin Dumani. Dhe nuk ka mundësi Policia e Shtetit, lere më ta kontrollojë jashtë se jashtë këta gjejnë njëri-tjetrin dhe vriten, Policia e Shtetit nuk i gjen dot se e kanë kapur, dhe ndërkohë edhe nga brenda burgut vazhdon aktivitetin kriminal edhe na shfaqet prapë si hero ai aty, me palestra, me salltanete. Mban njeri përgjegjësi për këto? A keni ju z.ministër përgjegjësi apo i kërkoni përgjegjësi drejtuesve që nuk e kanë kryer punën? Pse me pezullimin e dy policëve? Mendon njeri që dy policë aty e kanë lejuar atë të bëjë atë që bën.
Vrasësi Nuredin Dumani, i cili është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, kishte linjë interneti në qelinë e burgut dhe mbante komunikime të vazhdueshme me persona jashtë. Në lidhje me këtë rast, janë pezulluar nga detyra 2 punonjës policie.
Balla: Unë e kuptoj që ju kjo punë ju duket shaka se s’keni faj se keni kohë të gjatë në opozitë, por sa i përket indikatorit të sigurisë.
Burimi