Nuk janë vetëm dy ekipet “BIG” të Serisë A, edhe Lacio futet në garë për Ardian Ismajlin

Nuk janë vetëm dy ekipet “BIG” të Serisë A, edhe Lacio futet në garë për Ardian Ismajlin

Janari pritet të jetë një muaj i rëndësishëm për Ardian Ismajlin. Qendërmbrojtësi kuqezi ka në tavolinë prej kohësh një ofertë nga ana e Empolit për të rinovuar kontratën e tij e cila i përfundon në fund të këtij sezoni. Deri në këtë pikë, Ismajli nuk ka shfaqur interesim për të hedhur firmën mbi kontratën e re, duke e vendosur Empolin në pozita jo komode për të negociuar. Klubi toskan është i detyruar ta shes gjatë janarit, për të mos rrezikuar që në fund të këtij sezoni ta humbasin falas.
Lajmi i mirë për Empolin është fakti që për Ismajlin ka disa oferta të rëndësishme nga klube të mëdha që shohin te qendërmbrojtësi kuqezi opsionin ideal për të përforcuar repartin e prapavijës.
Nuk është një sekret që për Ismajlin prej kohësh interesohen dy klube “big” si Napoli dhe Juventus, por së fundmi “Zonja e Vjetër” duket sikur është tërhequr, por sërish Napoli nuk është i vetëm në këtë garë, pasi sipas mediave italiane edhe Lacio ka shfaqur interesim për Ismajlin. Ekipi kryeqytetas është në krizë në prapavijë si pasojë e dëmtimeve dhe Ismajli mund të jetë një opsion i përshtatshëm.
ardian ismajli mbrojtësi i kombëtares shqiptare lacio
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente