Një italian me eksperiencë për stolin e “Tigrave”, Elbasani arrin akordin me trajnerin e ri

Një italian me eksperiencë për stolin e “Tigrave”, Elbasani arrin akordin me trajnerin e ri

Roberto Bordin do të jetë trajneri i ri i Elbasanit. 59-vjeçari italian do të zbarkojë këtë mesjavë në Shqipëri e pasi të firmosë marrëveshjen do të nisë menjëherë punën me skuadrën.
Bëhet fjalë për një trajner me një CV shumë të pasur, që në karrierën e tij ka drejtuar Sherifin e Tiraspolit, Neftçi Baku, Triestina si dhe Kombëtaren e Moldavisë. Ndërkohë, si ndihmës trajner ka punuar te Viçenca, Bolonja, Padova, Siena, Sasuolo, Verona dhe Kluzh. Deri në qershorin e këtij vitit, Bordin ishte trajner i Triestinës në Serinë C, shkruan “SuperSport”.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që 59-vjeçari prek fushën e “Elbasan Arenës”, pasi në korrikun e vitit 2017, Bordin vinte si kundërshtar për të sfiduar Kukësin, asokohe si trajner i Sherifit të Tiraspolit. Në atë përballje Sherifi i tij edhe pse u mund 2-1, mori kualifikimin për në fazën tjetër.
Saktësisht 7 vite më vonë italiani rikthehet me qëllimin për të bërë mirë me Elbasanin. Ish-trajneri i Moldavisë pason Nevil Deden, i cili u largua pak ditë më parë. “Tigrat” u ngjitën këtë edicion në elitën e futbollit shqiptar, por kërkojnë që të jenë faktor dhe synojnë pjesëmarrjen në “Final 4” sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore.
roberto bardin trajneri i ri i elbasanit

1

2
Burimi