“Një fëmijë nuk mund të qëllojë 6 herë me thikë”, Prençi për vrasjen e 14-vjeçarit: Në vendngjarje ishin 8 persona

“Një fëmijë nuk mund të qëllojë 6 herë me thikë”, Prençi për vrasjen e 14-vjeçarit: Në vendngjarje ishin 8 persona

Ish-drejtuesi i policisë Shemsi ka deklaruar se në vrasje e 14-vjeçarit Martin Cani dhe në plagosjen e shokut të tij kanë marrë pjesë 8 persona.
AI thekson se ky fakt do të dalë nga videot që ekzistojnë ndërsa shton se shumë shpejt do të qarkullojnë në rrjet.
Sipas Prençit policia po përpiqet të kamuflojë ngjarjen për të fshehur dështimin e vet dhe të Ministrisë së Arsimit. Ai shton se një fëmijë i vetëm nuk mund të shkaktojë 6 thika te njëri dhe duke vrarë tjetrin, pra kanë qenë më shumë se 1.
“Kanë qenë 8 veta në ngjarje, do i shikoni videot. Sipas burimeve të mia të sigurta në polici, di që oficeri i BKH është treguar shumë qytetar dhe prind shumë i edukuar duke reaguar që në orët e para, se djali i tij ishte apo nuk ishte… ai është treguar një prind i mirë. Të shkosh të mësosh 14-vjeçarin mos pranoni… futen në lojë avokatë, politikanë. Deri sot është abuzuar, ka rëndësi roli që ka pasur në ngjarje. Një fëmijë i vetëm nuk mund të shkaktojë 6 thika te njëri dhe duke vrarë tjetrin, kanë qenë më shumë se 1. Arsimi ka dështuar, policia ka kamufluar. Po mbrojnë dështimin e Ministrisë së Arsimit dhe policisë”, tha Prençi për “Euronews Albania”.
Burimi