Nga Mesi te Ronaldo, “okazionet” e merkatos së janarit për skuadrat që kërkojnë të forcohen për pjesën e mbetur të sezonit

Nga Mesi te Ronaldo, “okazionet” e merkatos së janarit për skuadrat që kërkojnë të forcohen për pjesën e mbetur të sezonit

Numërimi mbrapsht ka nisur deri në hapjen e merkatos së janarit. Klubet po bëhen gati të forcojnë skuadrat për pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa ky sezon i tregut të transferimeve ofron mundësi të arta.
Kjo pasi disa prej yjeve të futbollit botëror iu skadon kontrata në qershor të vitit të ardhshëm. Mbi të gjithë Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo.
Si argjentinasi, ashtu edhe portugezi janë të lirë të hyjnë në tratativa me klubet e tjerë, ndërsa duhet të vendosin se çfarë do të bëjnë me të ardhmen.
Megjithëse duket e vështirë, nuk përjashtohet mundësia e një rikthimi të bujshëm të tyre në skenën e madhe të futbollit europian.
Duket e çuditshme, por edhe Liverpuliqë po bën një sezon të shkëlqyer dhe kryeson Premier Ligën dhe Champions League, ka disa prej lojtarëve më të rëndësishëm në skadencë.
Mohamed Salah, Virgjil Van Dajk dhe Trent Aleksander Arnold ende nuk kanë rinovuar kontratat dhe mund të largohen që në merkaton e dimrit.
Thuajse i njëjti diskutim vlen për Bajernin e Mynihut. Bavarezët mund të humbasin  Xhoshua Kimish, Leroi Sane dhe Alfonso Devis.
Në listën e gjatë të yjeve që janë në fund të kontratës bëjnë pjesë edhe emra të tjerë të mëdhenj si Kevin De Brojne e Ilkai Gyndogan të Siti apo Pauolo Dibala me Romën.
 lionel mesi kristiano ronaldo
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente