Nga më gjumashi tek ai që i shkruan gruas në sekonda, Hysaj zbulon anët e panjohura të lojtarëve të Kombëtares
Futbollisti i Kombëtares, Elseid Hysaj ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Kampionët”, ku dhe ka zbuluar mjaft detaje interesante për lojtarët e ekipit.
Pa ngurruar, Hysaj i është përgjigjur të gjitha pyetjeve që i ka drejtuar drejtuesja e emisionit, Marina Vjollca lidhur me karakteristikat e lojtarëve të Kombëtares.
Pjesa më e bezdishme nga grumbullimi, cila është?
Elseid Hysaj: Orët e tepërta që rrimë pa bërë asgjë e nuk dimë çfarë të bëjmë.
Lojtari më gjumash?
Elseid Hysaj: Asllani, Broja.
Lojtarit që i mbet hatri më shumë?
Elseid Hysaj: Ndoshta Laçi, është një nga ata që po qeshe pak me të mund të bëhet dhe serioz për momentin.
Lojtari me më shumë batuta?
Elseid Hysaj: Ndoshta unë jam një nga ata.
Më seriozi në skuadër?
Elseid Hysaj: Berisha.
Kush është më qejfliu në skuadër?
Elseid Hysaj: Djemtë e rinj, Bajrami, Asllani.
Kush e vuan më shumë humbjen?
Elseid Hysaj: Të gjithë.
Kush rri më shumë në telefon?
Elseid Hysaj: Bajrami.
Kush i përgjigjet gruas me sekonda?
Elseid Hysaj: Unë.
Kur thotë Silvinjo “ikni të flini”, kush rri më shumë zgjuar?
Elseid Hysaj: Silvinjo nuk e ka në tip, por janë Strakosha, Mihaj, Laçi që rrinë zgjuar.
Kush e ka më mirë me Presidentin?
Elseid Hysaj: Të gjithë e kanë mirë me Presidentin.
Kush merret më shumë me lookun?
Elseid Hysaj: Unë.
Loja që luanit më shumë në kohën e lirë?
Elseid Hysaj: Kemi luajtur një lojë për 15-20 ditë, një lojë “mos u nxeh” dhe ishim një grup, unë, Berisha, Kastrati dhe Kumbulla dhe po luanim shumë shpesh, po filloi Berisha duke humbur si shumë, edhe Kastrati, të dy nuk e pranonin humbjen, por ishin më skandalozët e asaj loje.
Kujt i shkuajnë gocat më shumë?
Elseid Hysaj: Asllanit.
Burimi