“Në Greqi ka përjetuar racizmin se ishim shqiptar”, babai i Myrto Uzunit: Te koka e krevatit mbante flamurin shqiptar

“Në Greqi ka përjetuar racizmin se ishim shqiptar”, babai i Myrto Uzunit: Te koka e krevatit mbante flamurin shqiptar

Artan Uzuni ka zbuluar disa detaje rreth jetës së djalit të tij në Greqi. Babai i sulmuesit të Granadas rrëfeu për “Ora Sport” se Myrto ka përjetuar racizëm në vendin helen, për faktin se ata ishim shqiptar.
Ndërsa më tej, i ati i 29-vjeçarit tha se te Kombëtarja ka pasur shumë persona që nuk e kanë dashur djalin e tij të ishte pjesë e skuadrës kuqezi.
“Myrto ka përjetuar racizëm në Greqi. Ne shqiptar ishim, pavarësisht se e donin Myrton, por prapë ishim shqiptar dhe shifeshim me sy tjetër. Myrto e ndjente racizmin. Te koka e krevatit të tij kishte vënë flamurin shqiptar, është i brymosur me nacionalitetin e kombit Myrto. Kur Myrto u thirr në Kombëtare, unë e kam thënë që nuk dua të vdes pa e parë djalin me fanellën e Kombëtares. Atëhere trajneri Panuçi bëri të mundur që Myrto ta vishte atë fanellë dhe të luante për Kombëtaren. Por gjatë kësaj kohe, Myrto ka pasur shumë ‘bërryla’, shumë pengesa. Më të keq kanë qenë këo pengesat artificiale nga kushdo”.artan uzuni babai i myrto uzunit
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente