Ndryshon pista e hetimit, kryeplaku në Memaliaj u vra nga një person i shpallur në kërkim për kultivim droge

Ndryshon pista e hetimit, kryeplaku në Memaliaj u vra nga një person i shpallur në kërkim për kultivim droge

Kanë ndryshuar rrethanat e ngjarjes kriminale për vrasjen e kryeplakut të fshatit Zhapokike të Memaliaj, Faik Ajdini, i cili u gjend i pajetë buzë një përroi që lidhet me lumin Vjosa.
Policia e Gjirokastrës, thotë se ka mundur të identifikojë personin që besohet ka kryer krimin e rëndë.
Ky person është një individ i zonës, i cili aktualisht është në kërkim nga policia për kultivim të lëndëve narkotike në këtë zonë. Blutë e Gjirokastrës pretendojnë se kultivimi i drogës është bërë shkak për vrasjen e kryeplakut të fshatit, pasi Faik Ajdini në shumë raste ka bashkëpunuar me policinë lokale për denoncimin e parcelave apo ngastrave të tokës, raporton “Ora News”.
Një nga këto ngastrat e mbjella në këtë zonë është zbuluar dhe asgjësuar nga policia, ndërsa në kërkim është shpallur personi që aktualisht dyshohet se ka kryer vrasjen me thikë të Faik Ajdinit.
Policia lokale ka filluar kontrollet në zonë me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e personit që kreu vrasjen e 72-vjeccarit në fshatin Zhapokike të Memaliaj.
Burimi