Moti i keq përmbyt Durrësin, ironizon PD: Qytetarët mos harrojnë të marrin çizmet e llastikut me vete

Moti i keq përmbyt Durrësin, ironizon PD: Qytetarët mos harrojnë të marrin çizmet e llastikut me vete

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike Jola Hysaj ka publikuar pamjet nga qyteti i Durrësit, ku për shkak të reshjeve të shiut disa rrugë janë përmbytur.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hysaj ironizon teksa thotë se qytetarët e Durrësit duhet të marrin çizmet prej llastiku me vete.
Hysaj shkruan se gondolat dhe gomerdaret që si gjithmonë duhen për të mundësuar kalimin në rrugët e dimrit, na janë bërë të zakonshme tashmë.
“I kujtoj të gjithë qytetarëve të Durrësit të mos harrojnë  të  marrin çizmet e llastikut me vete.
Sepse “gondolat” dhe “gomerdaret” që si gjithmonë i duhen për të mundësuar kalimin në rrugët e dimrit, na janë  bërë të zakonshme tashmë.
Pasi mbarojë së “xixëlluari” qytetin, kukulla do “xixëlloj” dhe qarkun tani”, shkruan ajo në Facebook.
Burimi