“Me Italinë fituam pa hyrë në fushë”, Xhaka besimplotë para çerekfinales: Anglia është e paralajmëruar!

“Me Italinë fituam pa hyrë në fushë”, Xhaka besimplotë para çerekfinales: Anglia është e paralajmëruar!

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka folur edhe njëherë për fitoren kundër Italisë si dhe për ndeshjen që i pret me Anglinë. Ai deklaroi se në ndeshjen me Italinë, atë kishin fituar ende pa u futur në fushë, teksa theksoi se
“Ne fituam edhe para se të dilnim në fushë, siç bënë me ne tre vjet më parë. Nuk e kam parë kurrë Italinë në atë vështirësi në fushë sa ishte kundër nesh. Jam jashtëzakonisht krenar për atë që kemi treguar, për çdo anëtar të ekipit, përfshirë stafin. Ajo që kemi arritur është një objektiv më se i veçantë, jo aq për vetë rezultatin, por për performancën dhe lojën e treguar. Luajtëm një nivel të shkëlqyer dhe patëm qasjen e duhur mendore kundër një kundërshtari prestigjioz”, tha ai.
Më tej, Xhaka deklaroi se udhëtimi i tyre në Euro 2020, ishte një mësim i mirë për ta. Sipas tij skuadra e Zvicrës tani është më e përgatitur dhe një mix mes të rinjve dhe veteranëve gjë që sipas tij i bënë më të fortë. Më tej, Xhaka paralajmëroi Anglinë se Zvicra do të futet në punë për të fituar.
“E ndjemë humbjen e tre viteve më parë, dhimbja ishte ende aty. Ne treguam shpirt të madh ekipor dhe për këtë arsye ajo që arritëm është një objektiv më se i merituar. Është e vërtetë, në fazën e eliminimit direkt e vetmja gjë që ka rëndësi është të kalosh, por çdo fitore të jep vetëbesim, të përmirësosh veten në një ndeshje si kjo, ne ishim të patëmetë për sa i përket disiplinës, me dhe pa top. Ne kemi një përzierje të mirë lojtarësh me përvojë dhe më të rinj. Sa më të pjekur dhe më të fortë të bëhemi, ne mund t’u kalojmë të rinjve atë që kemi përjetuar në aspektin e mentalitetit. Ne ‘të moshuarit’ jemi ende të uritur e urrej humbjen. Inatosem tmerrësisht edhe në stërvitje dhe kur mbarojmë seancat disa njerëz më provokojnë dhe kjo më lëndon dyfish. Anglia është paralajmëruar…”, deklaroi Xhaka në konferencën për shtyp.xhaka
Burimi