Masakra te Onkologjiku, Eugen Beci tregon veprat penale që kanë kryer mjekët
👁751
Eugen Beçi, ish-Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka zbërthyer operacionin e Prokurorisë së Tiranës, e cila zbuloi skandalin te Onkologjiku. Ai ka treguar veprat penale me të cilat kemi të bëjmë.
Beci tha se nga ky hetim zbulohen një seri problematikash jo vetëm me kontrabandimin e ilaçeve, por disa veprime të kundraligjshme, përfshi edhe atë aparaturën e kobaltit.
“Nuk kemi vetëm shpërdorim detyre, por edhe korrupsion. Dhe ky i fundit është një vepër penale që e thith atë të shpërdorimit të detyrës”, tha Beçi.
Ai u shpreh se në rastin konkret, kur thuhet se pacientëve nuk u është dhënë sasia e duhur e medikamentit, nuk mund të themi se mjeku ka dashur të bëjë vrasjen, por mund të klasifikohet si “neglizhencë gjatë mjekimit”.
Burimi