Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, zbardhet dinamika e ngjarjes tragjike në Durrës

Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, zbardhet dinamika e ngjarjes tragjike në Durrës

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Durrës, ku një punëtor 50-vjeç humbi jetën, teksa ishte duke kryer procesin në makineritë e një firme të përpunimit të duraluminit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14., ku D. N., për shkak të dëmtimeve të rënda ka humbur jetën në spital.
Policia nisi hetimet dhe sot (26 Nëntor) zbardhen detaje të reja nga kjo ngjarje.
Nga dinamika e ngjarjes e hetuar deri tani rezulton se viktima ka qenë duke pastruar një nga makineritë e përpunimit të aluminit dhe aksidentalisht i kanë ngecur rrobat. Për pasojë makinëria e ka terhequr pas vetes, duke i shkaktuar dëme serioze.
Nga verifikimet rezulton se 50-vjeçari ishte i siguruar dhe dokumentet ligjore të rregullta. Burimet policore bënë me dije se i ndjeri ishte anëtar i komunitetit rom.
Paraprakisht vlerësohet se lëvizja e gabuar e tij ka sjellë edhe aksidentin fatal, por ngjarja është ende nën hetim nga ekspertët dhe Prokuroria vendore.

 
Burimi