Lirohet Sali Berisha, GJKKO i heq masën e arrestit shtëpiak

Lirohet Sali Berisha, GJKKO i heq masën e arrestit shtëpiak

Sali Berisha në SPAK

Berisha ndodhej në ‘arrest shtëpiak’ prej 30 dhjetorit 2023 pasi refuzoi të zbatonte vendimin e parë të GJKKO-së për masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ 

Sali Berisha lirohet nga arresti shtëpiak.
Ky vendim u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi, e cila vlerësoi se nuk ekzistojnë më kushtet dhe kriteret për zbatimin e kësaj mase sigurie.
Lajmin për kreun e PD ka njoftuar avoakti i tij, Genc Gjokutaj pasi doli nga ambientet e SPAK.
Ai tha se gjykata konstatoi se për zotin Berisha nuk ekzistojnë kushtet apo kriteret për asnjë masë.
“Mbi bazën e kërkesës tonë, sot gjykata revokoi masën që nuk ka as kushte as kritere. Sot Berisha është është u lirë dhe pa asnjë masë sigurimi ndaj tij.Nuk mund t’ju relatoj dosjen. Gjykata konstatoi se për zotin Berisha nuk ekzistojnë kushtet apo kriteret për asnjë masë. Prokuroria kërkoi arrestin në shtëpi, por lirimi ishte kërkesa jonë. Kërkesa është bërë këtu pas vendimit të GJK”, tha Gjokutaj.
Sali Berisha ndodhej në arrest shtëpie për dosjen “Partizani”. 
Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama. Gjithashtu, Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë cilësuar këtë masë si përpjekje për asgjësimin e opozitës.
Berisha ndodhej në ‘arrest shtëpiak’ prej 30 dhjetorit 2023 pasi refuzoi të zbatonte vendimin e parë të GJKKO-së për masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’. 
Berisha, 79 vjeç, u bë zyrtari më i lartë i opozitës në tre dekada që përballet me një situatë të tillë ligjore. Hera e fundit që një ish-kryeministër është përballur me heqje imuniteti, arrestim  dhe proces gjyqësorë ka qenë në vitin 1993, kur mazhoranca e asaj kohe e Partisë Demokratike autorizoi arrestimin dhe përndjekjen e ish-kryeministrit socialist, Fatos Nato./ Pamfletilirohet sali berisha
Burimi