Lautaro zhbllokohet ndaj “viktimës” së preferuar, Interi mposht ekipin e Sherrit dhe ‘fluturon’ në krye të renditjes

Lautaro zhbllokohet ndaj “viktimës” së preferuar, Interi mposht ekipin e Sherrit dhe ‘fluturon’ në krye të renditjes

Duke marrë një fitore me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Kaljarit, skuadra e Interit ka marrë kryesimin në Serisë A duke parakaluar Atalantën, por me pikë të barabarta në renditje.
Zikaltrit arritën të realizonin tre herë ndaj Shufet, që është në konkurrencë me Alen Sherrin për vendin e titullarit tek ekipi nga Sardenja. Bastoni me një goditje me kokë kaloi në avantazh Interin.
Më pas ishte Lautaro që dyfishoi shifrat duke u rikthyer te goli në kampionat pas 6 ndeshjesh. Sulmuesi argjentinas u zhbllokua sonte ndaj “viktimës” së tij të preferuar, teksa kishte shënuar 9 gola në 9 përballjet pararendëse kundër Kaljarit në Serinë A. Vetëm kundër Salernitanës (10 gola), kapiteni zikaltër ka bërë po aq mirë sa ndaj sardëve.
Ndërsa vulën takimit ia vendosi Çalhanoglu që realizoi nga pika e bardhë, specialiteti i turkut. Interi merr vendin e parë në renditje, ndërsa Kaljari mbetet e 18 në zonën e ftohtë.
Përsa i përket Kristjan Asllanit, djaloshi i kombëtares shqiptare u inkuadrua në fushën e lojës në minutën e 80 nga Inzagi, duke i zënë vendin Mkitarjan.
 inter kaljari seria a
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente