Ku do të prehet Ismail Kadare? Rama ironizon Blendi Fevziun: Ai do të qeshte me këtë propozim
Kryeministri Edi Rama, Kadare dhe Fevziu
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e vetëm në homazhet në nderim të kolosit të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare.
Rama tha se që në momentin e parë që është njoftuar vdekja e Kadaresë, në inboxin e tij kanë mbërritur mesazhe të pafundme me propozime, për vendin se ku do të prehej shkrimtari i madh shqiptar.
Rama tha se Kadare nuk i kishte qejf tubimet, fjalimet, dhe se do argëtohej shumë me propozimet për ta varrosur te Dëshmorët e Kombit, pranë vëllezërve Frashëri (ide e propozuar nga gazetari, Blendi Fevziu) apo dhe te varrezat e dëshmorëve në Kosovë.
“Nënë Tereza po montohej për një shfaqje sot në darkë. Lereni aty u thashë nuk ka më mirë. Askujt nuk i shkonte mendja çka rastësoi këtu enkas për Ismailin dhe më mirë sesa nën hijen e saj, shqiptares që i takon botës, ceremonia e përcjelljes së shqiptarit që i takon botës. Ismaili symbyllur do ndihej i marrë në mbrojtje nga ata që se donin dhe nga ata jo pak që e donin
Në inboxin e mesazheve më vinin propozime të pakërkuara për vendin ku do të varrosej Ismail Kadare, nga parku i liqenit deri te varrezat e dëshmorëve në Kosovë. E di si ai arkëmort, që do të argëtohej shumë me këto propozime, dhe do i vinte plasja që nuk merrte dot pjesë në funeralin e vetë. Helena më çoi fjalë që donte vetëm fjalimin tim, nga dikush që nuk flet thjesht se ia do detyra, por edhe dikush që me Ismailin e lidhte kënaqësia e bisedave jo të shpeshta. Sa e mora vesh që vdiq mendova pashmangshmërinë për organizimin e funeralit. Më është bërë si pullë poste pamja e tij e sëkëlldisur në ceremoninë e dekorimit nga vetë presidenti i Francës. U ndjeva personazh i kurthit të fundit të Kadaresë.
Një vorbull e llahtarshme në një pallat të atyre ëndrrave. Bashkë me fytyrën e skëllëdisur më vjen ndër mend një varg: Do bëj një shenjë dhe do iki! Kurrë ky vend nuk do reshtë së përsëritur gjithçka Ismail Kadare dha për të. Ismail Kadare e meriton të prehet në një banesë të fundit që të jetë vetëm e tija, jo bashkë me dëshmorët. Ai nuk ishte dëshmorë, por nuk kishte asnjë dëshirë që të ishte dëshmor. Jo bashkë me vëllezërit Frashëri. Nuk na e kishte Ismaili borxh që t’i mohojmë vetminë e tij,” u shpreh mes të tjerave, Rama.
Kujtojmë se pas lajmit të vdekjes së Ismail Kadares, gazetari Blendi Fevziu i ka bërë thirrje Komisionit që do të merret me ceremoninë mortore të Ismail Kadaresë, që shkrimtari të varroset pranë vëllezërve Frashëri dhe Faik Konicës në varrezat monumentale të Parkut të Liqenit.
ismail kadare?
Burimi