‘Kthehuni në TV, kujdes fotot e FB’/ Fuga ‘leksione’ me urdhër të Ramës deputetëve të PS si të bëjnë propagandë para zgjedhjeve

‘Kthehuni në TV, kujdes fotot e FB’/ Fuga ‘leksione’ me urdhër të Ramës deputetëve të PS si të bëjnë propagandë para zgjedhjeve

Deputetët e PS janë mbledhur në restoranit e oligarkut të qeverisë, Gjergj Luca në Elbasan

Ditën e sotme nga ora 10:00 e mëngjesit ligjvënësit socialistë janë mbledhur në Elbasan, ku po trajnohen sesi të flasin në publik, nën udhëheqjen e shefit të propagandës së Ramës, Endi Fuga.
Në restorantin e oligarkut të qeverisë, Gjergj Luca në Labinot-Fushë, Endri Fuga u ka kërkuar deputetëve që në rrjetet e tyre sociale të ketë ritëm dhe të mos ndryshojnë shumë shpesh fotot e profilit pasi shkakton konfuzion tek ndjekësit.
Po ashtu deputetëve u kërkohet që mesazhet të cilat do të përcjellin te qytetarët të kenë narrativë dhe përmbajtje politike.
I rëndësishëm është fakti se socialistët do të rikthehen në ekrane, duke pasur prezencë më të shtuar në studiot e debateve televizive, ndryshe nga çkanë bërë dy vitet e fundit.
Fuga u ka kërkuar të jenë më të pranishëm në media dhe të shfaqin gatishmëri për t’iu përgjigjur çdo pyetje.
Po ashtu deputetët duhet të trajnohen për të folurën publike dhe duhet analizuar ajo çfarë do të thonë për të shmangur krizat e mundshme.
Gjithashtu në mesazhet e ligjvënësve socialistë në rrjetet sociale apo mediatike duhet të ketë qëndrime të unifikuara. 
Takimi që nisi në orën 10:00 është parashikuar që mbledhja të ndahet në tre pjesë. Në pjesën e parë deputetet do të njihen me punën e bërë deri më tani nga komisionet e posaçme të “Antikorrupsionit” dhe “Dezinformimit”, dy nga nismat më të fundit të mazhorancës.
Pjesa e dytë ishte strategjia e re e komunikimit publik me dirigjent Endri Fugën, për punën në parlament dhe mesazhet publike deri në zgjedhjet e parlamentare të deputetëve të PD. 
Dhe pjesa e tretë do t’i dedikohet mesazhit të kryeministrit Rama i cili do të bëjë një përmbledhje të strategjisë që socialistët do të kenë në këto zgjedhje ku synojnë mandatin e tyre të katërt qeverisës./ Pamfletiendri fuga leksion deputetëve të ps rama pr
Burimi