
Kristian Shpendi i jashtëzakonshëm, sulmuesi shqiptar “i lë targën” futbollistit të Interit
👁1294
Kristian Shpendi po kalon një sezon mjaft të mirë me Çezenën sa i përket shifrave, ndërsa është mbyllur gjysma e kampionatit në Serinë B.
Sulmuesi shqiptar kryeson listën e golashënuesve me 10 golat e tij, që i ka shënuar në 16 takime.
Pas 19 javëve kampionat, Shpendi ndodhet mbi Françesko Pio Espoziton. Ky i fundit është në huazim te Specia, ndërsa kartonin e tij e zotëron Interi.
Në kuotën e 9 golave ndodhet edhe Pietro Iemelo. Kujtojmë ndërkohë se Shpendi po rikuperohet nga një dëmtim, që e pësoi në mesin e dhjetorit.
kristian shpendi futbollisti shiptar
Burimi