Krimi në Pogradec, motra e Egli Progës akuza të rënda policisë: Vëllai mund të ishte gjallë, nuk iu dha ndihma e shpejtë
Gjithashtu ajo tha se ambulanca u vonua gjysmë orë, teksa shton se policia nuk pranonta ta lëvizte trupin për ta çuar në spital që të merrte ndihmën mjekësore.
Motra e 42-vjeçarit Egli Proga i cili dyshohet se u vra nga 29-veçari Denis Meçe, ka hedhur akuza ndaj policisë.
Ajo tha se dallohet qartazi që Egli ishte dhunuar, por askush nuk e thoshte këtë gjë.
Gjithashtu ajo tha se ambulanca u vonua gjysmë orë, teksa shton se policia nuk pranonta ta lëvizte trupin për ta çuar në spital që të merrte ndihmën mjekësore.
Motra e viktimës Jonida Proga ka kërkuar që të hetohet çdo gjë në detaje, teksa theksoi se i vëllai ishte njeri i urtë që shihte punën e tij.
“Më ka marrë djali tezes në telefon dhe më tha urgjent në spital. Vrapoj për atje, futem te urgjenca, shoh Eglin të shtrirë, të masakruar. Mjekët ishin duke i dhënë ndihmën e fundit, ne se pranonim dot që kishte ndodhur derisa mjekët thanë që t’i hiqnin pajisjet, nuk mund ta kthenin në jetë. Në shok kam dalë jashtë, pyes policët çfarë ka ndodhur dhe më thonë “është rrëzuar”.
Kanë folur për pjesën që është rrëzuar e deri që nuk e dimë, por jo të thoshin kemi lëshuar njerëz, po mbledhim prova, po marrim kamerat, po pyesim dëshmitarë. Policia ka lëvizur shumë vonë. Do të thotë që kanë qenë në lëvizje nga të tjerët për t’u sjellë kështu. Akoma asnjë gjë, informacioni vetëm është marrë nga mediat. Mirë që si lexova mediat atë ditë që thoni se ka vdekur në gjendje të dehur nga rrëzimi, se nuk e di si do ta përballoja.
Dallohej qartazi që ishte dhunuar, por nuk thuhej nga askush që ishte i dhunuar. E kanë vrarë, e kanë masakruar në mes të rrugës në tufë, e kanë braktisur, e kanë lënë. Ambulanca nuk vinte, u vonua gjysëm ore që Pogradeci për 2 minuta arrin. Policia nuk pranonte të lëvizte trupin pa ardhur ambulanca, mund të ishte gjallë aty, mund ta shpëtonin.
Egli ishte njeriu më i butë, më i dashur, e donin të gjithë, ishte familjar, ishte në punën e tij. Sa ka mbyllur punën, ishte në qejf, nuk e di çka ndodhur. E kanë kthyer, e kanë provokuar, e kanë ngacmuar dhe më pas e kanë vrarë. Është vrasje në bashkëpunim, nuk është një njeri këtu, këtu është në bashkëpunim dhe shteti që e ka fshehur ngjarjen. Aty ku ishte i shtrirë ai, nuk ka patur shirita, makinat kalonin aty, njerëzit pinin kafe.
Kjo është vrasje nga të gjitha anët, këtu ka shumë vrasës, nuk është një vrasës, kjo gjë sapo ka filluar dhe mos guxojë askush të bëhet palë. Kushdo që ka guxuar, mos të guxojë më. Të hetohet çdo gjë në detaje, çdo gjë që ka ndodhur, çdo gjë që është bërë në bashkëpunim, çdo frymë që ka kaluar atje, çdokush që e ka parë, gjithë plehrat që janë fshehur, çdo kafshë që ka guxuar të jetë atje e ka frikë e fshihet. Si thonë që nuk kemi parë gjë kur shohin të masakrohet një njeri i pambrojtur? Kush është i forti këtu kur goditet i pambrojturi?”, tha Jonida Proga.
Kujtojmë se 29-vjeçari Denis Meçe autori i ngjarjes sipas banorëve të zonës të cilët folën jasht kamerave, njihet si njeri problematik në zonë. Sipas informacioneve rezulton se është nipi i ish-drejtorit të Postës Shqiptare,Valter Gorës.
Autori pasi e ka goditur disa herë viktimën është larguar nga vendngjarja për t’u arrestuar pak orë më vonë nga policia. 29-vjeçari dhe viktima u konfliktuan në përpara këtij lokali. Pasi është qëlluar disa herë nga Meçe, 42-vjeçari Egli Proga ka qëndruar për pak minuta në lokal, e më pas ka dalë dhe është rrëzuar në tokë për shkak të plagëve të shkaktuara nga dhuna.
Në momentin që ka ndodhur ngjarja kanë qenë prezent dhe persona të tjerë në lokal, të cilët nuk kanë kallëzuar në polici lidhur me krimin e regjistruar. 3 prej tyre janë vënë në pranga nga uniformat blu për “Moskallzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
motra e egli progës policia
Burimi