Kopjoi këngën e Bruno Mars? Miley Cyrus u përgjigjet akuzave për plagjiaturë

Kopjoi këngën e Bruno Mars? Miley Cyrus u përgjigjet akuzave për plagjiaturë

Miley Cyrus po përballet me një padi për plagjiaturë, pasi akuzohet se ka kopjuar elemente melodike, harmonike dhe lirike nga kënga e Bruno Marsit, “When I Was Your Man”, në hitin e saj “Flowers”. Padia është ngritur nga Tempo Music Investments, e cila zotëron të drejtat e autorit të këngës së Mars, dhe përfshin edhe shkrimtarët e Cyrus, Michael Pollack dhe Gregory Hein, si dhe kompanitë Sony Music dhe Apple. Padia pretendon se “Flowers” nuk do të ekzistonte pa “When I Was Your Man”, duke theksuar ngjashmëritë mes dy këngëve që u vunë re menjëherë pas publikimit të “Flowers” në 2023.
Sakaq Miley ka hedhur poshtë padinë për të drejtën e autorit. Në përgjigje, avokatët e Cyrus kanë paraqitur një mocion për të rrëzuar padinë, duke argumentuar se “vetëm pronarët e të drejtave ekskluzive mund të padisin për shkelje të së drejtës së autorit” dhe “një bashkëautori i mungojnë të drejtat ekskluzive dhe, për rrjedhojë, gjithashtu nuk ka të drejtë të padi për shkelje
 bruno mars plagjiature miley cyrus
Burimi