“Kombi mbi gjithçka”, rrëfehet babai i Uzunit: I thash Myrtos më zgjidh mua ose trajnerin Silvinjo

“Kombi mbi gjithçka”, rrëfehet babai i Uzunit: I thash Myrtos më zgjidh mua ose trajnerin Silvinjo

I përlotur, Artan Uzuni ka rrëfyer për ‘Ora Sport’ momentin kur gjatë një bisede me të birin, i kërkoi që të bënte një zgjedhje mes tij dhe Silvinjos, për shkak të padrejtësisë së bërë ndaj Myrtos, gjatë Kampionatit Europian të Gjermanisë.
Babai i sulmuesit deklaroi se pavarësisht gjithçkaje që ndodhi, për Myrton kombi është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.
“Mungesa e aktivizimit në Europian e vrau. Na vrau të gjithëve. Kombëtarja është e shqiptarëve dhe kështu do jetë gjithë jetën, edhe nëse është apo jo Myrto. Kur nuk u thirr Myrtua, unë i kam thënë që do zgjedhësh mes meje dhe trajnerit Silvinjo”.
“I thash zgjidh trajnerin, nëse mendon se të bëri ai futbollist dhe më zgjidh mua nëse mendon se të bëra unë futbollist. I thashë të mos shkonte më te Kombëtarja. Por Myrtua më tha: kombi mbi te gjitha”.artan uzuni babai i myrto uzunit
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente