Kishin përshtatur lokalin për lojëra fati, arrestohen dy persona në Tiranë; sekuestrohen 5 makineta
Policia ka zbuluar një lokal të përshtatur për lojëra fati në Tiranë dhe ka arrestuar dy persona.
Uniformat blu bëjnë me dije se ka nisur hetimet edhe për dy persona të tjerë. Lokali ndodhej në zonën e Kombinatit dhe nga kontrollet u gjetën dhe u sekuestruan 5 makineta për lojëra fati.
“Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Five”, nga Komisariati i Policisë Nr. 6, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojrave të fatit. Zbulohet një lokal i përshtatur për këtë veprimtari të paligjshme. Sekuestrohen 5 makineta për lojëra fati. Arrestohen 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara dhe si rezultat kanë goditur 1 rast të kësaj veprimtarie.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në lokalin e shtetasit N. L., 38 vjeç, në Kombinat, të cilin e kishte vënë në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara, u gjetën dhe u sekuestruan 5 makineta për lojëra fati.
Në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit N. L., 36 vjeç, dhe A. H., 51 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit B. I., 54 vjeç, dhe E. M., 25 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.
Burimi