KE njofton paketën e dytë të investimeve, 1.2 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor
Komisioni Evropian njoftoi paketën e gjashtë të investimeve në kuadër të Planit të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Bëhet fjalë për 1.2 miliardë euro për investime.
KE-ja tha se kjo paketë do të mbështesë tetë investime të reja kryesore në ujësjellësi dhe kanalizime, në trajtimin e ujërave të zeza dhe në transportin hekurudhor, si dhe në inovacionin në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Investimet do të bëhen në bashkëpunim të ngushtë me partnerë nga Ballkani Perëndimor dhe institucionet financiare ndërkombëtare. Paketa e investimeve prej 1.2 miliardë euro përfshin 300 milionë euro grante të BE-së nga Instrumenti i Para-Anëtarësimit (IPA III), kontribute shtesë dypalëshe nga vendet anëtare të BE-së dhe nga Norvegjia, kredi nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe kontribute nga ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Komisioni Evropian miratoi Planin e Investimit për Ballkanin Perëndimor në vitin 2020, i cili përfshin periudhën 2021-2027. Kjo paketë synon të nxisë rimëkëmbjen afatgjatë, të përshpejtojë transformimin e gjelbër dhe digjital dhe të inkurajojë bashkëpunimin dhe konvergjencën rajonale me BE-në.
Burimi