“Katastrofë”, mediat italiane nuk përmbahen pas eliminimit të Italisë: Skuadra e Spaletit humbet fytyrën dhe masakrohet nga Zvicra

“Katastrofë”, mediat italiane nuk përmbahen pas eliminimit të Italisë: Skuadra e Spaletit humbet fytyrën dhe masakrohet nga Zvicra

Italia u eliminua në mënyrë të turpshme nga Europiani, teksa u mposht me rezultatin 2-0 nga Zvicra, në sfidën e dominuar totalisht nga helvetët, me skuadrën e Spaletit që ishte thuajse inekzistente në fushën e lojës.
Nisur nga ky fakt, mediat italiane nuk kanë humbur kohë të “masakrojnë” kombëtaren e tyre duke e quajtur një katastrofë këtë eliminim.
Gazzetta dello Sport: “Italia humbet fytyrën! Zvicra shëtit dhe fiton 2-0, të kaltrit jashtë kampionatit Europian”.
Corriere dello Sport: “Dështimi i Italisë: Spaleti jashtë kampionatit Europian. Zvicra dominon dhe kalon në çerekfinale”.
SportMediaset: “Freuler dhe Vargas ndëshkojnë një Itali të keqe: Zvicra në çerekfinale, të kaltrit në shtëpi”.
Tuttosport: “Fatkeqësia e Italisë, Zvicra dominon: Spaleti dhe të kaltrit eliminohen nga Europiani”.
Calciomercato: “Italia katastrofë, e poshtëruar nga Zvicra dhe shkon në shtëpi: Spaleti humbet 2-0 dhe i jep lamtumirën Euro 2024”.
Rai.it: “Italia e makthit: mposhtet 2-0 nga Zvicra. Të kaltrit eliminohen nga kampionati Europian”.mediat italiane “euro 2024” italia apel të fuqishëm be-së
Burimi