“Je në gjendje të tronditur psikologjike”, Arjan Curri përplaset me mjeken e Onkologjikut: Viktimizimi nuk të ndihmon
Analisti Arjan Curri është përplasur me mjeken e Onkologjikut Alketa Pere. Kjo e fundit ishte në “Top Story”, duke tentuar të nxjerrë të larë veten. Por analisti nuk ja ka përtuar.
Arjan Curri: Ju jeni në gjendje të tronditur psikologjike, keni gjithë kohën që tronditni këmbën mbi dysheme. Ka një lloj keqardhjeje…
Grida Duma: Me çfarë makine erdhe këtu?
Alketa Pere: Me një Benz.
Arjan Curri: Fakti që viktimizoheni përpara publikuar nuk ju ndihmon gjë. Mos shkoni më pa gazetarë. E lexova dosjen, nuk kishte ndonjë gjë të madhe. Ju në daljet publike e rëndoni veten. Në dosje jeni me pozita.
Grida Duma: A ndihesh e përdorur nga ky rrjet njerëzish? A je ti qendra e kësaj gjëje? Jua kanë bërë me qëllim?
Alketa Pere: Nuk e besoj. Në 30 vite mjeke mund të ketë dikush që mund të ketë problem me mua. Mua më shkon mendja se dikush që ka shkuar për të deklaruar gjatë hetimeve dhe ka devijuar të gjitha hetimet.