I zhdukur prej 1 muaji, gjendet trupi i pajetë i kamionistit argjentinas në Itali; 1 shqiptar i dyshuar si autor i krimit

I zhdukur prej 1 muaji, gjendet trupi i pajetë i kamionistit argjentinas në Itali; 1 shqiptar i dyshuar si autor i krimit

Nicolás Matías del Río

Gjendet pas më shumë se 1 muaji trupi i pajetë i shoferit të kamionit Nicolás Matías del Río, i cili punonte në Itali.
Ai u gjet i pajetë pasditen e djeshme në një shtëpi në në Arcidosso, një qytet italian në provincën e Grosseto, në rajonin e Toskanës.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar se në çfarë rrethanash ndërroi jetë shoferi i kamionit që jetonte në qytetin e Sienës, ndërsa mësohet se policia lokale ndaloi dy shtetas një turk dhe një shqiptar, të cilët dyshohen si autorë të krimit.
Trupi i 40 vjeçarit u kontrollua intensivisht nga autoritetet që nga 22 maji, datë në të cilën ishte parë për herë të fundit. Sipas gazetës italiane Corriere Fiorentino, trupi i Del Río u gjet pranë një shtëpie, ku ishin fshehur edhe çantat e stilistit Gucci që argjentinasi po transportonte në kamionin e tij në momentin e zhdukjes.
Personi, i cili kishte nënshtetësi italiane, punonte si shofer kamioni dhe mjeti që përdorte për të transportuar mallin u dogj në një zonë të hapur.
Carolina Alegre, gruaja e Nicolás, në një intervistë të dhënë mbrëmjen e djeshme tha se ishte e tronditur nga lajmi.
“Ne as nuk e dimë se kur ndodhi, apo si ndodhi”, tha ajo.
Lidhur me hetimin, bashkëshortja e Nikolas tha se autoritetet italiane kanë si të dyshuar edhe prindërit e shqiptarit të ndaluar, pasi në shtëpinë e tyre u gjetën mbetje të çantave luksoze, me vlerë rreth 500 mijë euro.
Pas zbulimit, policia kontrolloi pronën në prani të babait të Klodian Gionit, të riut shqiptar që u ndalua të shtunën, më 15 qershor, në aeroportin Ciampino, teksa po udhëtonte për në Tiranë, kryeqytetin e vendit të tij.
Gjithashtu po hetohen Niko Gioni dhe Zindan, babai i njërit prej dy turqve të arrestuar Ozkurt Bozkurt. I dyshuari tjetër është Emre Kaja, i akuzuar si pjesë e bandës.
Burimi