“I vetëm përballë tradhtisë”, Helena Kadare dedikim prekës për humbjen e bashkëshortit

“I vetëm përballë tradhtisë”, Helena Kadare dedikim prekës për humbjen e bashkëshortit

Helena me dy vajzat e saj

Ditën e sotme përcillet për në banesën e fundit kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare.
Homazhet publike filluan në orën 09:00 në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Ndërsa në orën 11:30 do të mbahet ceremonia shtetërore e Lamtumirës. Në orën 12:30 kortezhi do të niset në drejtim të varrezave të Tufinës.
Bashkëshortja e tij, Helena Kadare shihet së bashku me dy vajzat të veshura me të zeza dhe me lot në sy.
“Po the Kadare ke thënë Atdhe. Atdheu e ai para botës janë një. Lamtumirë maestro. Lamtumirë gjeni, rrallë në botë vijnë si ti. E i vetëm e trim përballë tradhtisë”, shkruan Helena në një reagim në Facebook.
Në nder të shkrimtarit, Shqipëria shpalli 2 dhe 3 korrikun ditë zie, ndërsa Kosova shpalli 3 korrikun ditë zie. Në të dy vendet flamujt janë ulur në gjysmë shtize.
helena kadare ismail kadare
Burimi