I mjaftojnë 2 minuta në fushë, goli i Albion Rrahmanit nuk mjafton për t’i dhënë fitoren Spartës së Pragës (Video)
Sparta e Pragës është mposhtur mbrëmjen e sotme në derbin e qytetit përballë Slavias. Sfida e vlefshme për javën e 11 të kampionatit çek, përfundoi 2-1 në favor të Slavias.
Këta të fundit i shënuan të dy golat në pjesën e parë. Si fillim ishte Shytil në minutën e 2, ndërsa në minutën e 21, Zafeiris dyfishoi shifrat.
Ndërsa golin e vetëm për Spartën e shënoi bomberi shqiptar, Albion Rrahmani. Ish-sulmuesi i Ballkanit realizoi një gol mjaft të bukur në minutën e 65, dy minuta pasi hyri në fushë. Megjithatë goli i tij nuk mjaftoi për të dalë me pikë nga ky derbi.
Me këtë fitore, Slavia e Pragës shkëputet në vendin e parë me 28 pikë. Në krahun tjetër, Sparta e Pragës mbetet në vendin e 2 me 22 pikë të grumbulluara.albion rrahmani sulmuesi shqiptar sparta e pragës
Burimi