I hodhi pije në kokë Xhiliolës, produksioni i ‘Përputhen’ izolon në rulo Ketrinën
Në studion e “Përputhen” ka ndodhur një situatë e paprecendentë. Njëra nga konkurrentet, Ketrina i ka hedhur pijen konkurrentes tjetër Xhiliola. Ndërkaq, rikujtojmë se Xhiliola dhe Albi janë pezulluar nga programi pasi konflikti i tyre degradoi deri në dhunë fizike.
Pas kësaj Ketrina bëri një tjetër veprim të pahijshëm duke marrë “hak” e duke ia hedhur pijen në kokë Xhiliolës. Ketrina tha se këtë veprim e bëri prej Albit, pasi sipas saj, në situatën me Xhilionën ai nuk kishte asnjë faj. Për të komentuar këtë situatë ka qenë e ftuar psikologia Erjona Hoxha e cila ka pasur një bashkëbisedim me Ketrinën.
Ajo e pyet konkurrenten se cili ka qenë motivi i këtij akti dhe Ketrina ka këmbëngulur që nuk pendohet aspak për atë veprim që ka bërë dhe justifikohet duke thënë se ka qenë perherë e sulmuar nga Xhiliola. Ketrina do të izolohet në një rulo në një kohë të papërcaktuar. Ky ka qenë vendimi i produksionit pas veprimit të saj.ketri izolim perputhen
Burimi