I dha Spanjës kupën e botës, Del Boske analizon suksesin kundër Gjermanisë: Dy emigrantë na kanë bërë më të mirë
Vicente del Bosque
Ish-trajneri i Spanjës, Visente del Bosque ka analizuar suksesin e kombëtares spanjolle kundër Gjermanisë në çerekfinale.
Duke folur për “Cadena SER”, ish-trajneri me të cilin Spanja fitoi gjithçka ka vlerësuar ekipin e De la Fuentes dhe veçanërisht dy yjet e vegjël të Spanjës, Lamine Jamal dhe Niko Uilliams.
“Ne kemi dy emigrantë që na kanë bërë më të mirë si skuadër, ka njerëz që nuk i pëlqejnë shumë emigrantët. Dhe sa krenarë janë ata që mund të luajnë për kombëtaren spanjolle. Ata janë dy lojtarë të mrekullueshëm. Tani shpresoj që pas suksesit ndaj Gjermanisë, t’i shkojmë deri në fund kompeticionit”, deklaroi Visente del Bosque.
Ndërkohë përzgjedhësi i Spanjës, Luis De La Fuente, po përballet me një shqetësim të madh disa ditë para ndeshjes së tyre ndaj Francës. Dy ekipet kombëtare do të luajnë përballë njëra-tjetrës në gjysmëfinale të Euro 2024 në një sfidë që premton spektakël.
‘Furia e Kuqe’ e siguroi kualifikimin në mesin e katër më të mirave pas fitores sensacionale me rezultat 2-1 ndaj Gjermanisë në kohën shtesë, ndërsa Franca e mposhti Portugalinë pas ekzekutimit të penalltive.
Në një betejë të fortë e cila do të luhet në Munich më datë 9 korrik, De La Fuente do të mbetet i detyruar që të bëjë disa ndryshime, kryesisht për shkak të lëndimeve dhe suspendimeve.
vicente del bosque spanja
Burimi