I ati piu fotoksinë para SPAK, flet i biri i Pal Trashajt: Çështjen do e ndjek deri në Strasburg
Gledis Trashaj, është djali i Pal Trashajt i cili u vetëvra duke pirë fotoksinë para SPAK. Prej vitesh viktimë e mashtrimit me mikrokredite, Trashaj kërkonte drejtësi.
Pak minuta pasi kishte pirë hapat, kishte telefonuar të shoqen.
“Kam marrë fotoksinë se nuk po gjej drejtësi”, i ka thënë asaj, tregon Gledisi.
I biri mbërriti mbrëmë në orën 23:00 në aeroportin Nënë Tereza.
“Jemi të shokuar emocionalisht. Humbja e prindit është e madhe”.
Gledisi i kërkon SPAK të verifikojë vendimet e Gjykatave për dosjen. Ndër të tjera ai theksoi se do të vazhdojë të ndjek çështjen këtu në Shqipëri, në vendin ku jeton, madje edhe deri në Strasburg.
“SPAK duhet të verifikojë të gjitha dosjet. Ne do të marrim avokat ta ndjekim çështjen”.
Ai tregon se disa vite më parë një shoqëri përmbaruese i kishte bllokuar dhe pagën minimale.
‘Mua në 2014 më bllokuan dhe pagën, minimunim jetik. Punoja por nuk merrja pagë’, thotë ai në një intervistë për mediat nga ambientet e urgjencës së QSUT-së ku Pal Trashaj ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.
Në mesditën e 2 korrikut, 63-vjeçari piu fotoksinë para SPAK dhe u dërgua me ambulancë me urgjencë në QSUT ku dhe u nda nga jeta.