Humbja në finale pritet t’i kushtojë shumë, zbulohet lista e kandidatëve për të zëvendësuar Sauthgejt në stolin e “3 luanëve“

Humbja në finale pritet t’i kushtojë shumë, zbulohet lista e kandidatëve për të zëvendësuar Sauthgejt në stolin e “3 luanëve“

Finalja e humbur me Anglinë në “EURO 2024“ pritet të jetë ndeshja e fundit e Garet Sauthgejt në drejtimin e “tre luanëve”. Trajneri pritet që të bisedojë në ditët në vijim me drejtuesit e Federatës Angleze, por për shumëkënd është e qartë se cikli i tij ka mbaruar me këtë turne, edhe pse brenda kësaj organizate mendojnë se atij i duhet dhënë një mundësi deri në Botërorin 2026.
Gjithsesi, pritet që të nisë shpejt puna për të gjetur një zëvendësues të mundshëm, teksa mendohet se Federata Angleze ka që tani një listë me “prioritete” që do të kontaktojë për t’i propozuar vendin vakant. Sipas mediave britanike, janë katër emra të cilët janë të parët në listë: Edi Haui, Graham Poter, Li Karsli dhe Mauricio Poçetino.
Drejtori teknik i Federatës, Xhon MekDermot, admiron punën e Hauit te Bornmuth dhe tani Njukasëll. Ndonëse ai është i lumtur në klubin e tij, do të merrte në konsideratë një ftesë nga ekipi përfaqësues i Anglisë.
Poter ndërkohë është pa punë prej një viti, që kur u shkarkua nga Çelsi, teksa ka refuzuar disa mundësi për t’u kthyer në drejtim. Karsli është trajneri aktual i U-21 të Anglisë dhe do të ishte pjesë e procesit të intervistimit të kandidatëve. Edhe Poçetino ka shfaqur hapur interes ndaj mundësisë për të drejtuar Anglinë, nëse do i jepet kjo mundësi.
Emra të tjerë që mund të merren në konsideratë janë Tomas Tuhel, Frank Lampard, dhe Stiven Xherard.garet sauth trajneri i anglisë
Burimi