Homazhe në TKOB për Kadarenë, Alda Bardhyli: Një nga mendjet më të ndritura të shekullit XXI
Alda Bardhyli
Personalitete të shumta të artit, kulturës të politikës shqiptare dhe kosovare, si edhe diplomatë të huaj po nderojnë kolosin e letrave shqipe Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë. Homazhet kanë nisur në orën 9:00 në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Arkivoli i mbuluar me flamurin shqiptar është vendosur në skenën e TKOB, ndërsa në sfond është silueta e Nënë Terezës, me vellon e saj të murgeshës, të bardhë dhe me viza blu, duart që luten dhe rruzare me një kryq. Krahas muzikës funebre, në sfond po lexohen edhe poezitë e shkrimtarit.
Të veshura me të zeza e me lot në sy bashkëshortja Helena Kadare dhe dy bijat Gresa dhe Besjana presin ngushëllimet e një kortezhi të vazhdueshëm personalitetesh shtetërore, por edhe një numër i konsiderueshëm qytetarësh të thjeshtë. Pak metra më tutje është vendosur libri i ngushëllimeve dhe një foto e madhe e Ismail Kaderesë.
Për Alda Bardhylin, drejtoreshën e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Kadare do të mbetet një nga mendjet më të ndritura të shekullit të 21.
“Ditë e trishtë jo vetëm për kulturën e Shqipërinë, por edhe kulturën botërore. Nuk ishte mendje e mprehtë e Shqipërisë po do mbetet një nga mendjet e shekullit 21. Një njeri e personalitet që i dha shumë gjuhës e kombit shqiptar, duke e ndritur në sytë e botës, duke përshfaqur një Shqipëri fantastike. Kadare iku i qetë se mendonte që e kishte kryer atë që është e rëndësishme për një shkrimtar’ botimin e veprës së tij të plotë”, tha Alda Bardhyli.
alda bardhyli ismail kadare
Burimi