Hipi në taksi si pasagjer dhe i vodhi shoferit një shumë parash, në pranga 28-vjeçari në Tiranë
👁455
Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë ditën e sotme.
I riu dyshohet se pasi ka hipur si pasagjer në një taksi, ka kërcënuar shoferin dhe i ka vjedhur një shumë parash.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan:
– M. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se duke qenë pasagjer në një taksi, nën kërcënimin e një mjeti prerës, i ka vjedhur një shumë parash drejtuesit të taksisë”, njofton policia.
Burimi