“GoFoundMe” për t’u shëruar, Spitali i Traumës hedh poshtë pretendimet e 14-vjeçarit: S’ka nevojë për trajtim mjekësor jashtë!
Spitali i Traumës ka reaguar sa i takon pretendimeve për se 14-vjeçari i plagosur në shkollën ‘Fan Noli’ nuk ka marrë trajtimet e duhura dhe ka nevojë për asistencë mjekësore jashtë Shqipërisë.
Sipas “Traumës”, 14-vjeçari ka marrë të gjitha shërbimet e nevojshme dhe ka përparua ndjeshëm. Aktualisht mësohet se i mituri ndodhet në fazën e trajtimit fizioterapik dhe po ecën me hapa pozitiv.
Reagimi erdhi pas një llogari “gofoundme” i hap për trajtimin mjekësor të 14-vjeçarit jashtë vendit, e cila ka mbledhur 60 mijë euro nga 80 mijë që është qëllimi final.
Njoftimi i plotë i Spitalit Universitar të Traumës:
Informacion për interesin publik, nisur nga aludimet për mungesën e shërbimit ndaj pacientit 14 vjeçar i plagosur pranë Shkollës “Fan Noli”:
Në lidhje me rastin e pacientit 14- vjeçar i cili ka mbërritur në Spitalin Universitar të Traumës më 18 nëntor, dëshirojmë të bëjmë me dije se ekipi mjekësor i Pranim Urgjencës i ka dhënë pacientit shërbimin mjekësor të nevojshëm dhe pas stabilizimit të gjendjes fillestare ai është shtruar për të vazhduar trajtimin në pavionin e Kirurgjisë së Përgjithshme.
Përveç kujdesit mjekësor intensiv, pacienti ka marrë edhe mbështetje psikologjike nga psikologët. Gjatë qëndrimit në spital, ndaj 14- vjeçarit janë ndjekur të gjitha protokollet mjekësore për trajtimin fizik dhe psikologjik, dhe gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm.
Në momentin që ka qenë i nevojshëm dhe i mundur, pacienti ka filluar trajtimin fizioterapik, i cili është në vijim dhe ka dhënë rezultate pozitive. Aktualisht, gjendja e pacientit paraqitet e mirë dhe deri tani nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë mundësive të ofruara nga Spitali Universitar i Traumës.
Mirënjohje për ekipin mjekësor dhe të gjithë specialistët që po ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes së pacientit dhe sigurojmë publikun që Spitali Universitar i Traumës vazhdon të ofrojë kujdes mjekësor të specializuar dhe gjithëpërfshirës për të gjithë pacientët.
Burimi