“Goditja ndaj kryetarit të PD-së, e inskenuar”, Luan Baçi:  Protestat jo për Berishën, por për mbrojtjen e pluralizmit!

“Goditja ndaj kryetarit të PD-së, e inskenuar”, Luan Baçi:  Protestat jo për Berishën, por për mbrojtjen e pluralizmit!

Deputeti i PD-së, Luan Baçi u shpreh se nuk kanë qenë në mbrojtje të Berishës si individ, por në mbrojtje të opozitës dhe demokracisë.
I ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News, Baçi tha se Berisha nuk ka nevojë për mbrojtje personale dhe se goditja ndaj tij ishte e inskenuar.
“Nuk kemi qenë në mbrojtje të Sali Berishës. Jemi në mbrojtje të opozitës, të pluralizmit, të demokracisë. Nuk jemi në mbrojtje të Sali Berishës si individ. Nuk ka nevojë Sali Berisha fare për mbrojtje personale, ka avokatë që mund të mbrojnë.
Dalja jonë, protesta jonë nuk është i sotshëm, është tashmë pothuajse 4-vjeçar dhe ka filluar direkt pas 9 shtatorit të famshëm të 2021.
PD më në fund është e stabilizuar. Është një parti politike që është ngritur në nivelin e duhur të të bërit opozitë. E gatshme si alternativë për pushtet dhe për të bërë rotacionin e pushtetit. Atëherë goditja ndaj kryetarit të PD është e inskenuar”, tha Baçi.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente