Goditja e SPAK në Elbasan, Berisha: Si Pajtime Fetahu, janë 5 të tjerë në qytet!

Goditja e SPAK në Elbasan, Berisha: Si Pajtime Fetahu, janë 5 të tjerë në qytet!

Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka dalë në një konferencë për mediat pas lirimit nga masa e arrestit shtëpiak.
Gjatë fjalës së tij ai ka dhënë përgjigje nëse ka ndryshuar apo jo qëndrimet e tij për SPAK-un pas lirimit nga arresti.
Berisha deklaroi se nuk gjykon njerëzit që nuk i njeh dhe për të cilët nuk di gjë, por theksoi se nuk mund të ndryshojë mendim për “një grup kriminelësh që ndajnë pasuritë e krimit me të pandehurit e tyre”.
Ish-kryeministri shtoi se nuk mund të ndryshojë mendim për njerëz që sipas tij kanë tentuar të blejnë heshtjen e tij.
Ndër të tjera ai komentoi edhe megaoperacionin e SPAK ku u lëshuan 21-urdhër arreste. Kreu i PD theksoi se si ish-gjyqtarja e inkriminuar Pajtime Fetahu, janë edhe 5 të tjerë në Elbasan.
“Kurrë nuk paragjykoj një njeri që nuk e njoh, që s’di gjë për të. Ky është një ligj i pandryshueshëm i jetës time. Në këtë kontekst falënderova edhe gjykatësen për vendimin që mori, ka zbatuar ligjin dhe kushtetutën. Të falënderoj unë apo të ndryshoj mendim për një grup kriminelësh që ndajnë pasuritë e krimit me të pandehurit e tyre, unë atë nuk e bëj kurrë. As pajtohem, as nuk hesht. Të ndryshoj mendim për një grup që tentoi të blejë heshtjen time, as imagjinohet kurrë.
Marr dosjen e fundit. Dy gazetarë me mandate. Njërin e kam denoncuar unë më shumë se kush. Qynon nuk kam dëgjuar për lidhje me krimin. Doni t’u them që si ajo gjykatësja Fetahu a si e kishte, si ajo janë 5 prokurorë të Elbasanit që janë në SPAK sot. Cfarë mund të thoni, se ndryshoj mendim për ta? Ata janë kriminelë si Fetahu. Si njeri që jam marrë me luftën ndaj krimit, duke e vlerësuar si faktor të rëndë për të drejtat e njeriut, arrij në përfundimin se më kriminel se Suel Cela, Bahri Bajri, Troplini, janë mburoja e tyre politike”, u shpreh ai.
Burimi