“Gjelat” ‘kakarisin’ vetëm 11 minuta, Spanja mposht Francën dhe shkon në finale (Video)

“Gjelat” ‘kakarisin’ vetëm 11 minuta, Spanja mposht Francën dhe shkon në finale (Video)

Spanja kualifikohet në finale. “Gjelat” “kakarisin” vetëm 11 minuta dhe i japin “Furisë së Kuqe” biletën për ndeshjen më të rëndësishme.
Ekipi i drejtuar ng Luis De La Fuente triumfoi me përmbysje me rezultatin 2-1 përballë Francëls dhe do të jenë ata që do të udhëtojnë drejt Berlinit më 14 korrik.
Supersfida e luajtur në Mynih dhuroi spektakël.
Ekipi i Deshamp kaloi i pari në avantazh në minutën e 9. Mbape harkoi nga e majta në shtyllën e dytë, ku Kolo Muani me kokë dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 21, Lamin Jamal shmangu dy lojtarë dhe lëshoi një goditje spektakolare nga jashtë zonës që mposhti portierin Menjo. Futbollisti spanjoll bëhet lojatri më i ri që shënon në historinë e Kampionateve Europianë, 16 vjeç e 362 ditë.

4 minuta më vonë, spanjollët përmbysën rezultatin. Dani Olmo shmangu dy lojtarë në zonë dhe lëshoi një diagonale të cilën Kunde e devijoi në rrjetën e portës së tij.

Në finalen e madhe të 14 korrikut që do të zhvillohet në “Olympiastadion” të Berlinit, Spanja do të ndeshet me fituesin e çiftit Angli-Holandë. Kjo ndeshje do të luhet nesër në orën 21:00 në “Sigal Iduna Park” të Dortmundit.franca spanja “euro 2024”
Burimi