Gati 10 mln euro për ta vendosur nën urdhrat e Murinjos, gjigandi turk nuk heq dorë nga sulmuesi shqiptar
👁1290
Fenerbahçe do të tentojë me ngulm afrimin e Vedat Muriqit në merkaton e janarit. Gazeta portugeze “O Jogo” tregon se klubi turk po mendon të shesë kartonin e Jusef En-Nesiri që kërkohet në Arabi.
Të ardhurat do të jenë të konsiderueshme, ndërsa lind nevoja për zëvendësimin e sulmuesit. Dhe dëshira e Fenerbahçes është të rikthejë Vedat Muriqin, që e njeh mjaft mirë klubin.
Muriqi do të vendosej kështu nën urdhërat e Murinjos. Kartonin e tij e zotëron Majorka në Spanjë, që nuk heq dorë lehtë nga shërbimet e 30-vjeçarit që ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.
Për këtë Fenerbahçe po bën gati ofertën 10 milionë euro. Një shifër kjo që mbetet për t’u negociuar.vedat muriqi sulmuesi shqiptar fenerbahçe zhoze murinjo
Burimi