Futbollisti i kombëtares U-19 bëhet shembull, pezullim model për fyerje raciste nga mesfushori shqiptar

Futbollisti i kombëtares U-19 bëhet shembull, pezullim model për fyerje raciste nga mesfushori shqiptar

Mesfushori i Kombëtares shqiptare U-19, Klaus Kashari, është bërë protagonist i një episodi të pakëndshëm në Itali. Djaloshi i cili luan me skuadrën e të rinjve të Feralpisalo, është ndëshkuar me një pezullim afatgjatë pas një fyerje raciste kundër një rivali të tij në ndeshjen e fundjavës ndaj Sudtirol.
Lojtari shqiptar u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e dytë të ndeshjes, pasi u konstatua që në fushë se i kishte drejtuar një fyerje me sfond racist një kundërshtari të tij. Episodi në fjalë kaloi në organet disiplinore të Federatës Italiane dhe mesfushori shqiptar, u dënua me 10 ndeshje pezullim.
Përveç kësaj, edhe klubi i Feralpisalo ka bërë të ditur nëpërmjet një komunikate se do të marrë masa ndaj futbollistit, teksa distancohej nga një sjellje e tillë. Klubi sot kërkoi edhe njëherë publikisht falje për këtë sjellje të lojtarit, teksa pritet të mësohet se çfarë ndëshkimi do të ketë për djaloshin shqiptar, i cili me fanelën kuqezi ka luajtur të tre ndeshjet e eliminatoreve të Europianit U-19 një muaj më parë.klaus kashari mesfushori i kombëtares u-19
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente