Fredi Beleri mban fjalën e parë si eurodeputet dhe sulmon drejtësinë: Po përdoret nga Rama për të forcuar regjimin totalitar!
Ashtu sikundër pritej, filgoreku Fredi Beleri do të përdorë postin e tij si eurodeputet kundër Shqipërisë.
Ai mbajti sot fjalën e tij të parë në Parlamentin Europian dhe duket se theksin e vuri te reforma në drejtësi. Drejtësia e re e dënoi atë për blerje votash, por sipas Belerit, këto reforma po forcojnë regjimin totalitar të Ramës.
“Sot, jam këtu si një eurodeputet i pakicës greke që vjen nga një shtet anëtar i Bashkimit Europian, por kam lindur në një vend që aspiron t’i bashkohet familjes evropiane. Fatkeqësisht, ky vend po largohet vazhdimit nga Evropa, në vend që t’i afrohet asaj.
Situata aktuale në Shqipëri tregon se si reformat mund të kthehen lehtësisht në “bomba totalitare” mbi themelet e një shteti demokratik.
Kjo u bë edhe me reformën në drejtësi të financuar, edhe nga burimet evropiane. Qeveria shqiptare e ka bërë shpesh krahun e saj Gjyqësor, gjë që e bëri jo vetëm në rastin tim, por edhe kreut të opozitës zyrtare”, tha ai.
Burimi