“Follow the money”/ Ilir Meta të njëjtën skemë me Berishën, si përdori Monikën për të kamufluar pasurinë marramendëse!

“Follow the money”/ Ilir Meta të njëjtën skemë me Berishën, si përdori Monikën për të kamufluar pasurinë marramendëse!

Berisha-Meta-Kryemadhi

Si e kaloi Iliri gjithë pasurinë në emër të Monikës, me shpresën se do e shpëtojë nga sekuestrimi…

Prokuroria e Posaçme duket se ka kopsitur dosjen kundër Sali Berishës. Gjatë një viti hetimesh (pas caktimit të masave të sigurisë), prokurorët duket se kanë bërë atë që po kërkohet me ngulm nga ndërkombëtarët dhe po ashtu po përdoret ndjeshëm nga agjencitë e huaja ligjzbatuese: Të ndjekësh paratë. Ose siç përdoret në gjuhën angleze: “Follow the Money”.
Shumë ekspertë të hetimit deklarojnë shpesh se mjafton të ndjekësh paratë, për të zbuluar krimin. SPAK ka ndjekur llogaritë e Sali Berishës, dhëndrit dhe vajzës së tij. Duke parë lëvizjet në llogari, por po ashtu dhe pronësinë e pasurive, prokurorët Enkelejda Millonai dhe Arben Kraja kanë arritur në konkluzionin se Berisha ka përdorur vajzën dhe dhëndrin për të kamufluar pasurinë e tij.

Në ILDKP, Berisha vazhdimisht ka deklaruar vetëm një apartament, pagën e tij dhe pensionin e bashkëshortes. Por ndërkohë vajza gjeneron pafund të ardhura, për të mos folur për djalin. Sipas SPAK, Berisha si politikan ka mbajtur një figurë të ulët sa i takon pasurisë dhe në fakt ka shfrytëzuar pasurinë e fëmijëve. Kemi rastin e vilës në Lalëz, ku edhe pse figuron në emër të Argitës, të gjithë e dinë se e ka Berisha. Jo më kot ai kalonte çdo fundjavë atje.
Por duket se kjo skemë na duket e njohur. Ajo është përdorur nga Ilir Meta, aleati i Sali Berishës. Nëse shohim deklarimin pasuror të kreut të PL, ai figuron pa prona, me disa llogari me vlera të ulëta parash, pa makinë dhe gjithçka tjetër. Ashtu si Berisha, Meta ka përdorur bashkëshorten në proces divorci, Monika Kryemadhin. Edhe divorci mes tyre lidhet pikërisht me këtë gjë.
Duke parë deklarimet e tyre që nga viti 2003, kur dhe nisi deklarimi pasuror në vend, gjithë pasuritë e patundshme janë në emër të Monikës. Meta nuk ka asgjë. Ndërsa makinat që lëvizin i kanë në emër të PL, ose figurojnë me pronarë të tjerë.
Ilir Meta ka deklaruar fillimisht në vitin 2003, kur është bërë dhe deklarimi i parë pasuror në vend, se ka një apartament. Meta ka deklaruar pikërisht 25% të këtij apartamenti dhe 50% të një vile në Golem, blerë sipas tij për 60 mijë USD. Gati dy dekada më vonë, Meta ka në emrin e tij vetëm 25% të kësaj banese. Vila në Golem është shitur më pas.
Por pasuritë e vëna më pas janë thuajse të gjitha në emër të Monika Kryemadhit, të paktën ato të deklaruara.
Sot Monika Kryemadhi është pronare 100% e vilës së famshme në Gjirin e Lalzit, vlera e së cilës vijon të mbetet një mister i madh. Kryemadhi ka deklaruar vetëm sipërfaqen 317 m2 të vilës dhe mënyrën e përfitimit, që është shkëmbimi me 300 metra katrorë ambiente tregtare te pallati në Laprakë.
Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi, është bërë pronare e 1/3 së pallatit në Laprakë. Konkretisht, në vitin 2007, Monika Kryemadhi ka blerë një sipërfaqe toke 700 m2, në Laprakë, me vlerë 5 milionë lekë. Ngjitur me këtë truall, Monika Kryemadhi pretendon se i ka falur vëllai i saj edhe 500 m2 tokë, duke u bërë kështu pronare e 1200 m2 tokë. Një vit më pas, Monika Kryemadhi ka lidhur një kontratë me kompaninë “Agikons”, për të ndërtuar pallatin në tokën e saj. Kryemadhi ka përfituar disa dyqane dhe 13 apartamente.
Nga viti 2014 deri në vitin 2021, Monika Kryemadhi ka shitur 10 apartamente në pallatin në Laprakë me vlerë 1 milionë USD. Aktualisht, Kryemadhi ka edhe apartamente të tjera pa shitur, tre njësi tregtare dhe dy garazhe. Po ashtu, është zbuluar se ka shumë toka në emër të mamasë së Kryemadhit, vëllait të saj dhe babait të Metës.
Por do shtrohej pyetja se pse Meta i ka kaluar në emër të saj? E thjeshtë: Kryemadhi nuk ka pasur kurrë funksione shtetërore. Meta ka qenë kryeministër, president, ministër, zv.kryeministër, etj. Monika vetëm anëtare e këshillit bashkiak dhe deputete, pra nuk ka pasur në dorë tenderë. Logjika e do që zullumet i ka bërë ai, pasi ka përdorur pushtetin për të vënë pasuri. Monikës i kanë ardhur të mira milionat nga ana tjetër.
Nëse shohim intervistat e fundit të Kryemadhit, ajo shpesh është kujdesur të thotë se pronat i ka pasur në kuadër të trashëgimisë dhe se nuk kanë lidhje me funksionet e Metës. Edhe pse është logjikë e dobët, pasi edhe një fëmijë e kupton, të dy i qëndrojnë kësaj loje duke shkuar edhe te divorci. Mendojnë se duke u ndarë pasuritë i merr Monika dhe SPAK nuk i sekuestron dot. Në fakt sipas burimeve, SPAK ka shkuar shumë thellë te pasuria e Metës. Teksa te Berisha merret me transaksione bamirësie apo për arsye shëndeti, te Meta kemi miliona të pajustifikuara. /Pamfleti

Pasuria e Kryemadhit

1) Apartament me sip. 99 m2, përfituar me privatizim të vitit 1992 në Tiranë, pa vlerë të specifikuar ku Znj. Kryemadhi zotëron 1/3.
2) Apartament me sip. 75 m2 në Tiranë, pa vlerë të specifikuar, përfituar me trashëgimi nga i ati. Znj. Kryemadhi zotëron 1/3.
3) Apartament me sip. 66 m2 në Durrës, pa vlerë të specifikuar, përfituar me trashëgimi nga i ati. Znj. Kryemadhi zotëron 1/3.
4) Pronare me 100%  e një apartamenti në Tiranë me sip. banimi 212 m2, verandë me sip. 97 m2 dhe garazh me sip. 139 m2, përfituar me kontratë shkëmbimi.
5) Pronare me 100% e një njësie tregtare me sip. 107 m2 pa vlerë të specifikuar, përfituar me kontratën e sipërmarrjes të datës 22.07.2008 dhe pasuar me kontratën e shkëmbimit të datës 23.01.2019.
6) Pronare me 100%  e një njësie tregtare me sip. 63.78 m2 pa vlerë të specifikuar, përfituar me kontratën e sipërmarrjes të datës 22.07.2008 dhe pasuar me kontratën e shkëmbimit të datës 23.01.2019.
7) Pronare me 100%  e një garazhi me sip. 17 m2 pa vlerë të specifikuar, përfituar me kontratën e sipërmarrjes të datës 22.07.2008 dhe pasuar me kontratën e shkëmbimit të datës 23.01.2019.
8) Pronare me 100% e një njësie tregtare me sip. 172 m2 pa vlerë të specifikuar, përfituar me kontratën e sipërmarrjes të datës 22.07.2008 dhe pasuar me kontratën e shkëmbimit të datës 23.01.2019.
9) Pronare me 100%  e një garazhi me sip. 318 m2 pa vlerë të specifikuar, përfituar me kontratën e sipërmarrjes të datës 22.07.2008 dhe pasuar me kontratën e shkëmbimit të datës 23.01.2019.
10) Pronare me 100% e një apartamenti me sip. 69 m2 pa vlerë të specifikuar, përfituar me kontratën e sipërmarrjes të datës 22.07.2008 dhe pasuar me kontratën e shkëmbimit të datës 23.01.2019.
11) Pronare me 100%  e një apartamenti me sip. 103 m2 pa vlerë të specifikuar, përfituar me kontratën e sipërmarrjes të datës 22.07.2008 dhe pasuar me kontratën e shkëmbimit të datës 23.01.2019.
12) Pronare me 100%  e një apartamenti me sip. 94 m2 pa vlerë të specifikuar, përfituar me kontratën e sipërmarrjes të datës 22.07.2008 dhe pasuar me kontratën e shkëmbimit të datës 23.01.2019.
13) Pronare me 100%  e një apartamenti me sip. 93.5 m2 pa vlerë të specifikuar, përfituar me kontratën e sipërmarrjes të datës 22.07.2008 dhe pasuar me kontratën e shkëmbimit të datës 23.01.2019.
14) Pronare me 100%  e një apartamenti me sip. 317 m2 pa vlerë të specifikuar në Gjirin e Lalëzit, Durrës, përfituar nga kontrata e shkëmbimit e datës 21.05.2010. /Pamfleti
Burimi