Familja Berisha merr përqindje nga taksa ‘Thumanë-Kashar’, pse nuk e përmend oligarkun Bashkim Ulaj

Familja Berisha merr përqindje nga taksa ‘Thumanë-Kashar’, pse nuk e përmend oligarkun Bashkim Ulaj

Bashkim Ulaj-Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar pagesën prej 2.1 euro për të kaluar në autostradën e re Thumanë-Kashar.
“Jam sot para jush për të denoncuar diskriminimin ekstrem, ndëshkimin që Edi Rama u bën banorëve të veriut nga Thumana deri në Vermosh dhe Valbonë, duke vendosur aty një taksë për ardhjen e tyre në Tiranë…”, tha Berisha.
Në reagimin e tij, Berisha nuk e përmend askund se kush është përfituesi i këtij koncensioni 1.3 miliardë euro, zhvatja më e madhe në xhepat e shqiptarëve, por e shtrirë në kohë; 35 vite.
Vetëm 21 km rrugë kanë kushtuar 226 milionë euro. Shpronësimet e kundërshtuar nga banorët për vlera qesharake, i ka marrë përsipër shteti.
Në 35 vitet e kohëzgjatjes së kontratës, koncensionari prite të fitojë 1.3 miliardë euro.
Përfituesi është Bashkim Ulaj përmes kompanisë Gener 2.
Arsyet se pse Sali Berisha nuk e përmend Bashkim Ulajn si përfitues i këtij koncesioni janë sa klienteliste aq edhe korruptive.
Bashkim Ulaj u fry me para dhe pasuri publike duke u kthyer në oligark pikërisht nga pushteti i Sali Berishës. Sali Berisha, gjatë pushtetit 2005-2013, ka përdorur qeverinë e tij dhe Parlamentin, duke kaluar në duart e Bashkim Ulajt për shfrytëzim privat pasuri natyrore publike (gurore, HEC-e në Valbonë, fibra optike etj) dhe dhjetëra miliona euro para publike.
Ulaj ishte dhe mbetet një bankomat solid i Familjes Berisha. Ndoshta kjo mund të jetë edhe arsyeja se pse Edi Rama zgjodhi Ulajn ‘fitues’ të këtij koncesioni.
Pallati në Rrugë Mustafa Matohiti ku banojnë sot Berishajt është ndërtuar nga Bashkim Ulaj.
Sali Berisha, Liri Berisha, e bija Argita dhe bashkëshorti i saj Jamarbër Malltezi kanë ‘blerë’ apartamente tek pallati i ndërtuar nga Bashkim Ulaj tek Rruga ‘Mustafa Matohiti’, herë pa deklaruar vlerën e tyre dhe herë duke deklaruar vlera, të dyshuara si fiktive, herë me shkëmbime me apartamente në pallate parafabrikat etj. I gjithë pallati pothuajse ka kaluar në dorë të familjes Berisha.
Jo vetëm kaq. Por, Bashkim Ulaj ka vendosur në dispozicion të Berishës një zyrë gjigante në kullën e tij pranë Stadiumit Air Albania, pa e ditur kush i paguan qira dhe sa kushton. Kemi të bëjmë me një përdorim tipik të pushtetit për pasurimin e familjes, veprimtari kjo e theksuar edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, në njoftimin e për shpalljen non grata të Berishës dhe familjes së tij.
Bashkim Ulaj është zyrtarisht një nga financuesit kryesor të televizionit të Familjes Berisha, Syri, përmes kompanive të tij. Ulaj dyshohet se është gjithashtu edhe një hambar i hapur për para cash për Shkëlzenin./ Prapaskena
Burimi