Evertoni zgjat krizën e Sitit, Armando Broja protagonist; vazhdon “mallkimi” për Mançetser Sitin (Video)

Evertoni zgjat krizën e Sitit, Armando Broja protagonist; vazhdon “mallkimi” për Mançetser Sitin (Video)

Mançester Siti zhgënjen sërish në Premier Ligë, teksa në shtëpi barazoi 1-1 me Evertonin. Ndeshja nisi me ritëm të kënaqshëm, me skuadrat që u vendosën në kërkim të golit që në fillim.
Kampionët e Anglisë festuan pas 14 minutash lojë. Të besuarit e Guardiolës finalizuan me sukses një aksion me shumë pasime. Bernardo Silva dërgoi topin në rrjetë nga një pozicion shumë i vështirë, pas një asisti të Dokut.
Mysafirët nga Liverpuli u përpoqën që të reagonin dhe ia dolën mjaft mirë. Në minutën e36, vendasit nuk larguan si duhej një top në zonë, aty përfitoi senegalezi Ndiaje, që me një të djathtë mposhti portierin Ortega.
Në minutën e 51, Mançester Siti pati shansin e artë për të kaluar në epërsi për herë të dytë në këtë takim, pasi Mikolenko shkaktoi 11-metërsh. Erling Haland dështoi të shënonte nga penalltia, me Pikford që bëri heroin, duke i kuptuar krahun dhe duke i mohuar golin norvegjezit.
Në minutën e 70 në lojë hyri Armando Broja, i cili mori vendin e Kalvert Levin. Sulmuesi kuqezi i dha freski repartit të avancuar më shpejtësinë që e karakterizon, duke krijuar disa raste të rrezikshme me shpejtësinë dhe driblimet e tij.

Bilanci deri më tani është: 8 fitore, 4 barazime dhe 6 humbje. Kjo situatë kërkon kthesë të shpejtë për të shmangur një sezon të dështuar.
Me këtë rezultat, Mançester Siti renditet në vendin e gjashtë me 28 pikë dhe vlen të theksohet se nuk provon shijen e fitores që prej katër ndeshjesh në kampionat, Broja me shokë janë në vendin e 15 me 17 pikë.mançester siti everton premier liga
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente