Euro 2024, superkompjuteri zbulon kush është skuadra që do të kurorëzohet kampione
Të shtunën rikthehet faza me eliminim direkt e kampionatit evropian, ku luhen dy përballjet e para Zvicër-Itali dhe Gjermani-Danimarkë.
Emocionet sa vijnë e shtohen në këtë garë, ndërsa kompani të ndryshme statistikash kanë parashikuar ekipet që kalojnë më tej, por jo vetëm, madje edhe kampionët e këtij edicioni.Skuadra që do të kurorëzohet kampione është Anglia, e cila në finale do të mposhtë Spanjën, që në grup ishte së bashku me kombëtaren shqiptare.
Hap pas hapi, në 8 më të mirat do ta kalojnë Spanja, Anglia, Portugalia, Gjermania, Franca, Holanda, Austria dhe Italia. Më tej, Spanja do të fitojë ndaj Gjermanisë organizatore dhe Anglia ndaj Italisë. La furia roha dhe 3 luanët do të dalin si fituese për secilën anë, ndërsa në finale përballen me njëra-tjetrën ku Gareth Southgate fiton për herë të parë një kompeticion madhor me britanikët.
Ky është veçse një parashikim i superkompjuterit, pasi arritjet e vërteta do të jenë ato në fushën e lojës
Burimi