Euro 2024/ Mesfushori i Anglisë është maratonomaku i Europianit, Mbape më i shpejti deri tani
Ylli i mesfushës së Anglisë, Deklan Rajs ka përshkuar distancën më të madhe se çdo lojtar tjetër në “Euro 2024”.
Anglezi kryeson listën e paraqitjeve të tij të palodhura në mesfushë për skuadrën e Garet Sauthgejtit këtë verë. Anglia ka prodhuar pesë paraqitje jo bindëse në Gjermani, por sërish ka arritur deri në gjysmëfinale, me Rajsin që është rrahja e zemrës së 11-shes së tyre titullare, me trajnerin Sauthgejt që ka aktivizuar tre lojtarë të ndryshëm përkrah tij gjatë turneut. Rajs ka vrapuar 63.9 km në tre ndeshjet në grup të Anglisë, plus 1/8-at kundër Sllovakisë dhe çerekfinales kundër Zvicrës.
Ai pasohet nga njeriu që ai zëvendësoi në “Emirates”, Granit Xhaka (62 km) ndërsa një bashkëlojtar i Anglisë renditet në vendin e pestë. Ai lojtar është Fill Foden, i cili ka vrapuar 52.8 km, pavarësisht se po vuan për të arritur të njëjtat lartësi që e kemi parë te Mançester Siti sezonin e fundit. Foden ende nuk ka shënuar apo asistuar gjatë turneut, por ai ka bërë një diferencë të qartë në pesë ndeshjet e para dhe është i vetmi sulmues nnga 24 skuadrat e turnet që renditet në “top 10”. Në fakt, tetë nga 10 pozicionet zihen çuditërisht nga mesfushorët, me gjermanin Joshua Kimish (61 km) në vendin e tretë dhe zviceranin Remo Frojler (59.7 km) në të katërtin.
Zvicra ka më shumë lojtarë në “top 10” se çdo komb tjetër, tre, me Mikael Ebisher që renditet i gjashti (57.5 km). Pjesa tjetër përbëhet nga mesfushori gjerman që doli në pension Toni Kros (57.2 km), dyshja franceze Zhyl Kunde (56.3 km) dhe N’Golo Kante (56 km) dhe Bernardo Silva i Portugalisë (55.6 km). Megjithatë, nuk ka asnjë lojtar të Anglisë në 10 vendet e para kur bëhet fjalë për shpejtësinë maksimale të regjistruar në “Euro 2024”.
Kapiteni i Francës, Kilië Mbape tani ka regjistruar shpejtësinë maksimale në të gjithë turneun me 36.5 km/h. Ai ndiqet nga Ferran Torres i Spanjës (36.0km/h), Benxhamin Sheshko i Sllovenisë (35.9km/ h), me Leroi Sane i Gjermanisë dhe Valentin.
Burimi