“Edhe një ndeshje për të shkruar historinë”, kapiteni anglez: Ishim të lodhur, por e merituam fitoren
👁1573
Kapiteni i “Tre Luanëve”, Harry Kane realizoi golin e barazimit në gjysmëfinalen ndaj Holandës, duke e çuar në 3 numrin e golave në këtë evropian deri më tani.
Ai u shfaq më shumë se i lumtur për arritjen e finales nga ana e ekipit anglez:
“Ishte një fund ndeshjeje emocionuese. Ishim pak të lodhur fizikisht, por në fund mund të them se e merituam fitoren. Finalja ndaj Spanjës? Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë, por na duhet edhe një sforco e fundit, në mënyrë që të bëhemi pjesë e historisë”, theksoi sulmuesi anglez.
kapiteni anglez fitore ndeshje
Burimi